Bota

U ndalua për kundravajtje, një grua merr para policin me makinë në Prishtinë, shpallet në kërkim

E dyshuara më pas ka goditur me automjet zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtari i lënduar është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore ndërkohë që policia është në kërkim të të dyshuarës. 

3 Maj 2024, 21:37 Nga N.F
U ndalua për kundravajtje, një grua merr para policin me makinë
Foto ilustruese

PRISHTINË- Një zyrtar policie është plagosur pasi është aksidentuar nga një makinë. Mësohet se një grua teksa po drejtonte mjetin në korsinë e kundër. Mësohet se polici e ndalur për kundërvajtje.

E dyshuara më pas ka goditur me automjet zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtari i lënduar është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore ndërkohë që policia është në kërkim të të dyshuarës. 

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është  larguar nga vendi i ngjarjes”, tha policia.

policia kosove aksident

Sondazh

Poll