Art&Argëtim

Performoi këngën kushtuar Justin Bieber në AMA-s, fansat kapin detajin tek Selena: Stonoi, nuk ishte aty ku duhet…(FOTO)

25 Nëntor 2019, 11:04 Nga DOSJA
Performoi këngën kushtuar Justin Bieber në AMA-s, fansat kapin

SHBA– Mbrëmjen e së dielës është mbajtur eventi i rëndësishëm “American Music Awards”, ku shumë emra të njohur të muzikës mbarëbotërore ka marrë pjesë në këtë aktivitet.

Pjesë e kësaj ngjarje jo pak të rëndësishme ka qenë edhe këngëtarja e njohur Selena Gomez, e cila kohët e fundit ka qenë  kryefjala e mediave rozë në  botë lidhur me ndarjen e saj nga këngëtari i njohur Justin Bieber, që i dha fund beqarisë duke u martuar me një modele.

Teksa ka marrë pjesë në këtë “American Music Awards”, Selena është parë në tapetin e kuq që ka veshur një fustan të shkurtër jeshil dhe këpucë në të njëjtën ngjyrë, ndërsa gjatë performancës u shfaq me një fustan të zi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ajo  këndoi edhe këngën e saj më të re, “Lose You To Love Me”, këngë e cila i dedikohet ish- të dashurit të saj, Justin Bieber.

E për këtë shkak duket se këngëtarja nuk është ndjerë mirë teksa e ka kënduar, e ky moment nuk iu ka shpëtuar fansave të cilët thonë se  Selena  stonoi gjatë performancës.

E këtë moment fansat e saj e kanë publikuar nëpër rrjetet  sociale, ku shkruajnë se këngëtarja mund ta ketë bërë edhe qëllimisht këtë gjë.

Burimi: ELLE  

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz american music awards justin bieber selena gomez american music awards justin bieber selena gomez

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Nëntor 2019, 08:16

Tiranë- Një debat në distancë ka kohët e fundit mes Mira Kazhanit dhe Jul Dedës, i cili mori fill nga reagimet për protestën e banorëve të Astirit. Deda u shpre...