Bota

Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Stanos, Kryeziu poston fotot: De-eskalimi ka ndodhur, të hiqen masat e vendosura nga BE

Bashkimi Evropian tha më herët ditën e sotme se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është në vullnetin e vendeve anëtare të bllokut dhe jo të përfaqësuesve politik të saj, duke nënvizuar se organizimi i referendumit në veri ishte vetëm një nga kërkesat në këtë proces.

2 Maj 2024, 18:30 Nga r.ll
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Stanos, Kryeziu poston
fotot e postuara nga perparim kryeziu

KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar pas deklaratës së Bashkimit Evropian, ku tha se për heqjen e masave vendosin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jo politikanët e Kosovës.

Kryeziu bashkëngjitur me një fotografi të përplasjes së serbëve me trupat e KFOR-it, tha se BE-ja kishte vendosur masa ndaj Kosovës, duke e fajësuar padrejtësisht për eskalimin e situatës në Veri, dhe ka shtuar edhe një fotografi tjetër të kreut të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili sot është vendosur në objektin e Komunës së Zveçanit i papenguar nga askush. 

POSTIMI I KRYEZIUT:

Bashkimi Evropian i ka vendosur masa Kosovës sepse e ka fajësuar atë, padrejtësisht, për eskalimin e situatës që shihet në foton e parë (maj 2023). Ndërkaq, në foton e dytë, mund të shihet Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, pranë të njëjtës ndërtesë duke lëvizur i papenguar (prill 2024)

Bashkimi Evropian tha më herët ditën e sotme se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është në vullnetin e vendeve anëtare të bllokut dhe jo të përfaqësuesve politik të saj, duke nënvizuar se organizimi i referendumit në veri ishte vetëm një nga kërkesat në këtë proces.

Qeveria e Kosovës u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri, ku dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it. Qeveria u pajtua të organizojë zgjedhje të reja, përmes një votimi për shkarkimin e kryetarëve aktual, i cili dështoi për shkak të bojkotimit të votimeve nga pjesëtarët e komunitetit serb. Por, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se referendumi në veri ishte vetëm një nga kërkesat që Bashkimi Evropian ia ka bërë të qarta vazhdimisht Kosovës.

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian që u vendosën në fund të muajit qershor të vitit të kaluar parashohin “pezullimin e të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, pezullimin e financimit të programeve të Bashkimit Evropian, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor, si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike përveç atyre që lidhen me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

përparim kryeziu be peter stano qeveria e kosoves

Sondazh

Poll