Bota

Shoferi nuk i kishte bërë matjet mirë, kamion me zhavorr përplaset në një mbikalim në Detroit duke shkaktuar kaos masiv

Sipas raportimeve kamioni u përplas në mbikalimin, i cili është në 6450 Frontenac Ave.

2 Maj 2024, 17:35 Nga E. D
Shoferi nuk i kishte bërë matjet mirë, kamion me zhavorr
pamje nga vendngjarja

MIÇIGAN- Një kamion që po transportonte zhavorr u përplas në një mbikalim, duke shkaktuar një kaos masiv të mërkurën pasdite, në drejtim të perëndimit pas Van Dyke në Detroit. Sipas raportimeve kamioni u përplas në mbikalimin, i cili është në 6450 Frontenac Ave. Gjithashtu përveç kamionit të dëmtuar nuk ka pasur asnjë dëmtim të dukshëm në urë dhe trafiku është i hapur. 

Ndërkohë në momentin e përplasjes, qendra dhe korsitë e djathta ishin bllokuar ndërsa policia dhe reaguesit e tjerë punonin në zonë. Ura Frontenac u rindërtua në vitin 2021. Megjithatë Policisë e Shtetit të Miçiganit nuk raporton për të lënduar. 

miçigan

Sondazh

Poll