Aktualitet

Përfituan para nga shitja e produkteve nga dyqani ku punonin, procedohen penalisht dy vajzat në Korçë

Mësohet se bëhet fjalë për një 20-vjeçare me inicialet K. A., dhe një 22-vjeçare me inicialet G. T.

1 Maj 2024, 13:11 Nga M.B
Përfituan para nga shitja e produkteve nga dyqani ku punonin, procedohen
Foto ilustruese

KORÇA- Dy vajza janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në Korçë pasi akuzohen se kanë përvetësuar shuma parash të përfituara nga shitja e produkteve në dyqanin ku ishin të punësuara. Mësohet se bëhet fjalë për një 20-vjeçare me inicialet K. A., dhe një 22-vjeçare me inicialet G. T.

“U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset K. A., 20 vjeçe dhe G. T., 22 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me kontratën e punës, kanë përvetësuar shuma parash të përfituara nga shitja e produkteve në dyqanin ku ishin të punësuara”, thuhet në njoftim.

policia korca

Sondazh

Poll