Bota

“Vjedhur nga Danimarka", dërgimi i të burgosurve në Kosovë, kryeministri belg: Ide e çmendur!

Shefi i qeverisë belge kështu kritioi idenë e Partisë Nacionaliste Konservatore, N-VA.

1 Maj 2024, 13:26 Nga M.B
“Vjedhur nga Danimarka", dërgimi i të burgosurve në
Alexander De Croo

BELGJIKA- Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka dal kundër propozimit për të dërguar në Kosovë të burgosurit që nuk kanë nënshtetësi belge dhe leje qëndrimi. De Croo, ka deklaruar se kjo ide është e çmendur. Shefi i qeverisë belge kështu kritioi idenë e Partisë Nacionaliste Konservatore, N-VA.

“Një ide e vjedhur nga Danimarka, e cila tashmë ka kushtuar 210 milionë euro pa u larguar ende asnjë i arrestuar në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai kundërshtoi gjithashtu “propozimet e çmendura” edhe të partive tjera, përfshirë edhe të partnerëve të tij të koalicionit, duke parashikuar kohë të vështira pas zgjedhjeve.

“Të gjithë e dinë se ne jemi partia e vërtetë e atyre që punojnë”, iu tha ai liberalëve flamandë të mbledhur në Blankenberge.

Theo Francken nga partia N-VA, i cili është anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës që nga viti 2010, propozoi transferimin e të burgosurve në një paraqitje për median belge “Het Nieuwsblad”. Ai pranoi se për këtë ide u frymëzua nga Danimarka.

kryeministri belg alexander de croo

Sondazh

Poll