Bota

VIDEO/ Princi William pyetet për gjendjen e Kate Middleton: Po ja dalim mirë...

Gazetarët dhe korrespondentët mbretërorë, me flamuj të Mbretërisë së Bashkuar u mblodhën jashtë për të takuar Princin William.

1 Maj 2024, 11:53 Nga S.B
VIDEO/ Princi William pyetet për gjendjen e Kate Middleton: Po ja dalim
Kate dhe William

BRITANI E MADHE- Princi William dha deklarata të reja për gazetarët menjëherë pasi vizitoi qendrën e parandalimit të vetëvrasjeve James Place në Newcastle. Gazetarët dhe korrespondentët mbretërorë, me flamuj të Mbretërisë së Bashkuar u mblodhën jashtë për të takuar Princin William.

Ashtu siç pritej, ndër të tjera ai u pyet për gruan e tij Kate Middleton dhe familjen e tyre, pasi kohë më parë u bë e ditur se ajo ishte diagnostikuar me kancer. Duke iu drejtuar Princit William, një gazetar e pyeti: "A të shqetëson nëse të pyes se si janë gruaja dhe fëmijët e tu?"

Më pas ai iu përgjigj: Gjithçka është në rregull, faleminderit. Po ja dalim                                shkëlqyeshëm.

Më pas ai ka shkëmbyer shtrëngime duarsh me turmën që e priste, ndërsa ka bërë edhe foto me disa.

Rreth një muaj më parë, Kate Middleton njoftoi se vuante nga kanceri me një video në rrjetet sociale. Detajet rreth kancerit nuk janë bërë ende sot e kësaj dite të ditura, por Kensington Palace thotë se ka besim se Princesha do të shërohet plotësisht.

 

princi william kate middleton

Sondazh

Poll