Aktualitet

Protesta para Bashkisë së Tiranës, procedohen penalisht 3 persona, në kërkim disa të tjerë

Kjo masë ndaj tyre vjen pasi akuzohen për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

1 Maj 2024, 10:02 Nga M.B
 
Protesta para Bashkisë së Tiranës, procedohen penalisht 3
Protesta

TIRANË- Lidhur ne protestën e zhvilluar para Bashkisë së Tiranës, bëhet me dije se tre persona janë proceduar penalisht. Kjo masë ndaj tyre vjen pasi akuzohen për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik". Po ashtu policia njofton se 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit:

- K. K., 27 vjeç, S. G., 40 vjeç, dhe A. Q., 63 vjeç, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit Z. B., 19 vjeç, R. D., 19 vjeç, dhe N. M., 57 vjeç, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", dhe "Goditjet për shkak të detyrës", ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Protesta e Opozitës ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur fruta dhe vezë drejt bashkisë. Situata u "nxeh" akoma më shumë pas tentativave të shpeshta të këshilltarëvë e opozitës dhe qytetarëve për tu futur brenda objektit të bashkisë. Ata gjithashtu arritën të shkulnin gardhin metalik i cili ishte instaluar me vida në tokë. Protestuesit gjithashtu qëlluan me gurë efektivët e policisë të cilët iu kundërpërgjigjen me gazlotsjellës. Një tjetër incident i cili u regjistrua sot është edhe sëmurja e një efekti të policisë të cilit i ra të fikët. Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ndërhyri për ti dhënë ndihmë efektivit gjesti i cili u duartrokit nga qytetarët.

policia tirane proteste para bashkise tirane

Sondazh

Poll