Aktualitet

Aksident i trefishtë në Vlorë, dy persona përfundojnë në spital

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

30 Prill 2024, 22:09 Nga r.ll
Aksident i trefishtë në Vlorë, dy persona përfundojnë
pamje nga aksidenti

VLORË- Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme pranë spitalit të Vlorës.

Sipas informacioneve policore, një prej automjeteve po shkonte me urgjencë drejt spitalit me shpejtësi dhe ka goditur 2 të tjerat.

Si pasojë përplasjes, dy persona janë lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Vlorës. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

aksident ne vlore

Sondazh

Poll