Bota

Tërmet në Kroaci, lëkundje pranë kufirit me Bosnje-Hercegovinën

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

1 Maj 2024, 08:09 Nga M.B
Tërmet në Kroaci, lëkundje pranë kufirit me
Harta

KROACIA- Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 05:38 ë në Kroaci përgjatë kufirit, në veri të Bosnje-Hercegovinës. Magnituda e tërmetit ishte 4.3 shkallë të Rihterit.

“Sizmologët e Shërbimit Sizmologjik kanë regjistruar një tërmet mjaft të fortë me epiqendër rreth 15 kilometra në jug të Slunjit. Intensiteti në epiqendër është vlerësuar në nivelet V-VI të shkallës EMS”, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash. Mediat kroate raportojnë se tërmeti është ndjerë edhe në Zagreb, i cili ndodhet pothuajse 100 kilometra nga epiqendra.

 

termet ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2024, 21:01 E. D

Ukraina rrit buxhetin për dronët

foto ilustruese UKRAINA- Qeveria ukrainase ka rritur shpenzimet e saj për dronët, duke shtuar 392 milionë dollarë për këto ar...