Bota

AstraZeneca pranon: Vaksina anti-Covid mund të shkaktojë mpiksje gjaku

Disa studime të kryera gjatë pandemisë zbuluan se vaksina ishte 60% deri në 80% efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit të ri.

30 Prill 2024, 15:19 Nga E. D
AstraZeneca pranon: Vaksina anti-Covid mund të shkaktojë mpiksje gjaku
AstraZeneca

MBRETËRIA E BASHKUAR- Gjigandi farmaceutik AstraZeneca ka pranuar se vaksina e saj e përdorur gjerësisht kundër Covid, e quajtur Covishield, mund të shkaktojë efekte anësore të rralla si mpiksje gjaku dhe numër të ulët të trombociteve. Vakisina u zhvillua nga kompania britaniko-suedeze në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, në Mbretërinë e Bashkuar, dhe prodhohet nga Instituti i Serumit të Indisë, ndërsa u shpërnda gjerësisht në më shumë se 150 vende.

Disa studime të kryera gjatë pandemisë zbuluan se vaksina ishte 60% deri në 80% efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit të ri. Megjithatë, kërkimet kanë zbuluar që vaksina potencialisht mund të shkaktojë mpiksje gjaku tek disa njerëz, të cilat mund të jenë fatale. Gjithashtu një padi e ngritur në Mbretërinë e Bashkuar pretendoi se vaksina çoi në vdekje dhe probleme serioze shëndetësore, duke kërkuar deri në 100 milion paund dëmshpërblim për rreth 50 viktima.

Ndërsa një nga paditësit pretendoi se vaksina i shkaktoi dëmtim të përhershëm të trurit pasi ai zhvilloi një mpiksje gjaku, duke e penguar atë të punonte. Po ashtu AstraZeneca i kundërshtoi këto pretendime, ajo pranoi për herë të parë në një nga dokumentet e gjykatës se vaksina në raste shumë të rralla mund të shkaktojë TTS, ose sindromën e trombocitopenisë, e karakterizuar nga mpiksje gjaku dhe numër të ulët të trombociteve.

astrazeneca

Sondazh

Poll