30 Prill 2024, 14:42
Nga M.B
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se do të nisë pushtimin e qytetit jugor të Gazës, Rafah, ku qindra mijëra palestinezë po strehohen për shkak të luftës që nisi pothuajse shtatë muaj më parë. Njoftimi i Netanyahut u bë më 30 prill, teksa bisedimet për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë marr hov.
Këto deklarata Netanyahu po ashtu i bëri disa orë para se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të nisë vizitën në Izrael. Kjo vizitë synon të avancojë bisedimet për një armëpushim, teksa duket se po zhvillohen një prej rundeve më serioze të negociatave mes Izraelit dhe Hamasit që nga nisja e luftës. Marrëveshja e armëpushimit, që është propozuar, parasheh lirimin e pengjeve, lehtësimin e situatës për popullsinë dhe ndalimin e nisjes së një ofensive izraelite në Rafah, që potencialisht mund të shkaktojë dëme të mëdha te civilët.
Duke folur me një grup të familjarëve dhe organizatave që përfaqësojnë familjarët e pengjeve që po mbahen nga Hamasi, Netanyahu tha se Izraeli do të hyjë në Rafah për të shkatërruar batalionet e Hamasit pavarësisht nëse arrihet ose jo një marrëveshje për lirimin e pengjeve.
“Ideja që ne do të ndalim luftën para se të arrijmë të gjitha synimet tona bie poshtë”, tha Netanyahu.
“Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të eliminojmë batalionet e Hamasit me apo pa marrëveshje dhe do të arrijmë fitoren e plotë”, shtoi ai, sipas deklaratës së publikuar nga zyra e tij.
Netanyahu është përballur me presion nga partnerët nacionalistë të Qeverisë që të mos pranojë një marrëveshje e cila do t’ia pamundësonte Izraelit që ta pushtojë Rafahun, pasi që Izraeli konsideron se ky qytet është bastioni i fundit i Hamasit. Qeveria e tij do të rrezikohej nëse ai do të pajtohej me një gjë të tillë. Por, me mbi gjysmën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës që po strehohen në Rafah, komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë paralajmëruar Izraelin që të mos kryejë ofensivë në këtë qytet dhe të rrezikojë civilët.
Lufta në Gazë nisi pasi më 7 tetor Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli thotë se grupi radikal palestinezë ende po mban afër 100 pengje, përfshirë mbetjet mortore të më shumë se 30 personave. Ofensiva izraelite në Gazë ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë. Lufta ka detyruar 80 për qind të popullatës së Gazës që të largohen nga shtëpitë e tyre, ka shkaktuar shkatërrim të madh dhe ka shtyrë banorë në veri të enklavës buzë urisë./ REL
benjamin netanyahu
Bota
30 Prill 2024, 14:33
M.B
Sedigheh Vasmaghi
IRAN- Dijetarja e burgosur islamike dhe aktivistja civile, Sedigheh Vasmaghi është liruar me kusht. Lirimi i saj u raportua m&e...
Bota
30 Prill 2024, 14:26
I.A
Parlamenti Evropian
STRASBURG- Parlamenti Evropian ka ratifikuar, me 563 vota pro, shtatë kundër dhe 17 abstenime, qëndrimin e tij për ...
Bota
30 Prill 2024, 14:25
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Mbi 230 mijë armë pa leje janë në duar të qytetarëve të Kosovës, llogarit Ministria e ...
Bota
30 Prill 2024, 14:11
M.B
Dushko Knezheviç
MALI I ZI- Biznesmeni i akuzuar Dushko Knezheviç, është ekstraduar në Mal të Zi nga Britania e Madhe m&e...
Bota
30 Prill 2024, 13:43
I.A
SERBI- I mandatuari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviç, propozoi të hënën emrat e minis...
Bota
30 Prill 2024, 13:18
S.B
pamje nga ngjarja
SHBA- Një kamion u përplas me një automjet në Nebraskën juglindore ndërsa një tornado lëvizt...
Bota
30 Prill 2024, 13:15
M.B
Pamje nga jashtë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, Holandë. Zyrtarët izraelitë janë gjithnjë e m...
Bota
30 Prill 2024, 13:09
M.B
Protestat në mbështetje të palestinezëve, në kampusin e Universitetit Columbia.
SHBA- Universiteti Columbia, një prej qendrav...
Bota
30 Prill 2024, 13:08
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Rebelët Huthi të Jemenit thanë se sulmuan me një dron anijen transportuese MSC Orion në Oqeanin In...
Bota
30 Prill 2024, 12:37
M.B
Foto ilustruese
AFGANISTAN- Shtatë persona u vranë në një sulm në një xhami në provincën Herat të Afganistanit...