Sport

VENDIMI/ Ndeshjet e Superiores, në një ditë dhe në një orë deri në fund të kampionatit...

Pas përfundimit të javës së 36-të, FSHF do të organizojë hedhjen e shortit për “Final 4”, ku do të përcaktohen edhe çiftet gjysmëfinaliste

30 Prill 2024, 11:02 Nga DOSJA

VENDIMI/ Ndeshjet e Superiores, në një ditë dhe në një

TIRANE - Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit në kampionatit “Abissnet Superiore”. Duke nisur nga java e 34-të e deri në javën e 36-të, të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar.

Ndeshjet e javës së 34-të do të luhen më datën 4 maj në orën 16:00, ndërsa java e 35-të do të zhvillohet e gjitha në mesjavë, më datë 8 maj, në orën 16:00. Java e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet më datë 11 maj, po në orën 16:00.

Pas përfundimit të javës së 36-të, FSHF do të organizojë hedhjen e shortit për “Final 4”, ku do të përcaktohen edhe çiftet gjysmëfinaliste. Të gjitha ndeshjet e “Final 4” do të luhen në stadiumin “Air Albania”.

Më poshtë edhe kalendari i plotë deri në fund të kampionatit:

Java e 34-t

04.05.24: Teuta - Egnatia (16:00)

04.05.24: Vllaznia - Dinamo City (16:00)

04.05.24: Laçi - Tirana (16:00)

04.05.24: Partizani - Skënderbeu (16:00)

04.05.24: Erzeni - Kukësi (16:00)

Java e 35-të

08.05.24: Kukësi - Partizani (16:00)

08.05.24: Skënderbeu - Laçi (16:00)

08.05.24: Tirana - Vllaznia (16:00)

08.05.24: Dinamo City - Egnatia (16:00)

08.05.24: Erzeni - Teuta (16:00)

Java e 36-të

11.05.2024: Teuta - Dinamo City (16:00)

11.05.2024: Egnatia - Tirana (16:00)

11.05.2024: Vllaznia - Skënderbeu (16:00)

11.05.2024: Laçi - Kukësi (16:00)

11.05.2024: Partizani - Erzeni (16:00)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll