Bota

Të afërmit e dy pengjeve izraelite që u shfaqën në video të Hamasit bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre

Ndërsa sot në Kajro është planifikuar një takim mes përfaqësuesve të Egjiptit dhe Katarit, vendeve ndërmjetësuese së bashku me SHBA-në dhe Hamasit, i cili pritet të japë përgjigjen e tij ndaj një propozimi të negociuar mes Izraelit dhe Egjiptit.

29 Prill 2024, 20:06 Nga E. D
Të afërmit e dy pengjeve izraelite që u shfaqën në
pengjet izraelite

GAZA- Familjarët e dy pengjeve izraelitë, të cilët u shfaqën të shtunën në një video të publikuar nga Hamasi, kërkuan lirimin e menjëhershëm të tyre sot, pasi shpresat për një armëpushim në Rripin e Gazës janë ringjallur.

“Ne e dimë se një marrëveshje është e mundur. Izraeli, Egjipti, Katari dhe SHBA, ne ju besojmë dhe ju kërkojmë që të bëni gjithçka që është në fuqinë tuaj për të sjellë menjëherë të dashurit tanë në shtëpi!” tha Elan Siegel, vajza e Keith Siegel. 

Babai i saj, 64 vjeç, u rrëmbye më 7 tetor, gjatë një sulmi të paprecedentë nga Hamasi në tokën izraelite. Ai u shfaq në një video të transmetuar të shtunën nga grupi islamik palestinez, së bashku me një peng tjetër, Omri Miran, 47 vjeç.

"Ne po flasim për njerëz që janë ende gjallë dhe nuk ka kohë për të humbur," shtoi Elan Siegel, e shoqëruar nga nëna e saj Aviva Siegel, e cila gjithashtu u rrëmbye më 7 tetor dhe u lirua gjatë një armëpushimi në fund të nëntorit.

Sekretarit i Thesarit Bezalel Smotrich tha në një video-mesazh që postoi dje në Telegram, duke iu drejtuar kryeministrit Benjamin Netanyahu, se një marrëveshje armëpushimi me Hamasin rrezikon ekzistencën e Izraelit dhe do të çonte në fundin e qeverisë, duke kërcënuar të shkaktojë kolapsin e koalicionit qeverisës më e djathta në historinë e vendit.

Ndërsa sot në Kajro është planifikuar një takim mes përfaqësuesve të Egjiptit dhe Katarit, vendeve ndërmjetësuese së bashku me SHBA-në dhe Hamasit, i cili pritet të japë përgjigjen e tij ndaj një propozimi të negociuar mes Izraelit dhe Egjiptit.

“Një propozim shumë bujar për një armëpushim 40-ditor, lirimin e mijëra të burgosurve palestinezë në këmbim të lirimit të këtyre pengjeve i është bërë Hamasit," tha sot nga Riadi ministri i Jashtëm britanik, David Cameron.

Sondazh

Poll