Bota

Dy të vdekur, një i plagosur nga rënia e ngarkesës gjigante prej kamionit në Texas

Zyrtarët kishin nisur procesin e vështirë të nxjerrjes së të bllokuarve në automjet, nga të cilët dy kishin vdekur në vendngjarje, ndërsa shoferi u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

29 Prill 2024, 18:43 Nga E. D
Dy të vdekur, një i plagosur nga rënia e ngarkesës gjigante
pamje nga vendngjarja

SHBA- Dy njerez kanë vdekur dhe një person është plagosur në gjendje kritike kur një ngarkesë e tonazhit të rëndë ka rënë nga kamioni që po e transportonte në nje rrugë në Texas, SHBA. Gjithashtu skuadrat e emergjencës ishin në vendndodhjen e incidentit në veri të Austin mëngjesin e sotëm ku gjetën ngarkesën më shumë se 100 ton mbi një automjet që kishte tre njerëz brenda, në autostradën 36 e 317, thanë zjarrfikësit.

Zyrtarët kishin nisur procesin e vështirë të nxjerrjes së të bllokuarve në automjet, nga të cilët dy kishin vdekur në vendngjarje, ndërsa shoferi u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Shkaku i aksidentit dhe rënies së ngarkesës gjigante nga kamioni është ende nën hetim. Zjarrëfiksit njoftuan se rruga ishte dje e mbyllur dhe një proces spastrimi e rekuperimi kishte nisur. Policia kërkonte që çdo dëshmitar me informacione për aksidentin të telefonin te në policinë e Temple.

shba

Sondazh

Poll