Art&Argëtim

“Mbas 60 vitesh e ktheva në vendin ku u rrit”/ Ermal Mamaqi surprizon të ëmën, udhëtimi që i ktheu pas në koh

25 Nëntor 2019, 07:31 Nga DOSJA
“Mbas 60 vitesh e ktheva në vendin ku u rrit”/ Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi i ka kushtuar pak kohë edhe nënës së tij. Bashkë me familjen e tij, nënën dhe babain, Mamaqi, ka bërë një udhëtim në Pragë, aty ku e ëma e tij ka shumë kujtime. Pas 60 vitesh, Ermali e ka kthyer të ëmën në vendin ku është rritur.

Ermali ka postuar disa foto nga ky udhëtim duke i krahasuar me fotot e vjetra dhe shkruan se ishte e vështirë të gjenin Amasadën Shqiptare në Pragë pasi kishte lëvizur dy herë. Por ai thekson se më në fund e kanë gjetur dhe për këtë nëna  e tij është emocionuar.

“Një udhëtim familjar emocionues…Një mision në Pragë. Një dhuratë për ditëlindje. Mbas 60 vitesh mami kthehet në vëndin ku u rrit. Qëllimi ishte të bënim 1 foto në shtëpinë ku jetoi për disa vite, në Ambasadën Shqiptare në Pragë.  Ishte e vështirë ta gjenim se Ambasada Shqiptare kish lëvizur 2 herë vendndodhjen gjatë këtyre viteve. Por e gjetëm… Vëndi kish mbetur i braktisur dhe i paprekur që atëherë… Faleminderit për suportin Z. AMBASADOR Ilirian Kuka. Mamatë janë gjithmonë më të mirat”, shkruan Ermali në postimin e tij.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme e ëma ka pozuar me nipin dhe mbesën e saj.

Foto nga Praga:

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ermal mamaqi në pragë ermal mamaqi surprizon të ëmën ermal mamaqi në pragë ermal mamaqi surprizon të ëmën

Sondazh

Poll