Bota

FOTO/ Aksident i rëndë në Prizren, makina merr para motorin, humbin jetën dy persona

Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu ka raportuar se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërsa shoferi i makinës është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

28 Prill 2024, 18:37 Nga N.F
FOTO/ Aksident i rëndë në Prizren, makina merr para motorin,
Aksidenti

KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shirokë të Suharekës ku mësohet se kanë vdekur dy persona. Mediat në Kosovë raportojnë se në akisdent janë përfshirë një motoçikletë dhe një makinë.

Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu ka raportuar se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërsa shoferi i makinës është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.


“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai. 

prizren aksident

Sondazh

Poll