Bota

E rëndë në brigjet greke/ Përmbyset anija me 30 emigrantë në bord, një i vdekur dhe katër të zhdukur

Autoritetet portuale greke janë duke vijuar një operacion kërkim-shpëtimi në zonën e Karlovasit, Samos, për gjetjen e katër personave të zhdukur.

28 Prill 2024, 18:10 Nga E. D
E rëndë në brigjet greke/ Përmbyset anija me 30
foto ilustruese

GREQI- Një mjet lundrimi me 30 emigrantë në bord është mbytur në brigjet e Greqisë. Autoritetet portuale greke janë duke vijuar një operacion kërkim-shpëtimi në zonën e Karlovasit, Samos, për gjetjen e katër personave të zhdukur.

Sipas rapotimeve një person ka humbur jetën dhe katër persona janë shpallur të zhdukur ndërkohë që 25 të tjerë arritën të shpëtonin. Sipas informacioneve të para, skafi me emigrant ishte nisur nga Turqia. Gjithashtu një roje plazhi dhe një mjet i rojes bregdetare janë përfshirë në kërkimin e vazhdueshëm për katër personat e zhdukur. 

emgrantë greqi

Sondazh

Poll