Bota

Shtatë muaj pa lëvizur nga Roma, Papa Françesku viziton burgun e grave në Venecia

Udhëtimi njëditor në Venecia do të ndiqet nga afër mes shqetësimeve për shëndetin e brishtë të 87 vjeçrit i cili ka bërë një turne të gjerë në botë në 11 vitet e tij si Papë, por nuk ka udhëtuar që nga vizita në qytetin francez të Marsejës në shtator.

28 Prill 2024, 16:15 Nga E. D
Shtatë muaj pa lëvizur nga Roma, Papa Françesku viziton burgun
Papa Françesku

VENECIA- Papa Françesku vizitoi një burg për gratë në Venecia të dielën përpara një meshe, gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë Romës për shtatë muaj. Udhëtimi njëditor në Venecia do të ndiqet nga afër mes shqetësimeve për shëndetin e brishtë të 87 vjeçrit i cili ka bërë një turne të gjerë në botë në 11 vitet e tij si Papë, por nuk ka udhëtuar që nga vizita në qytetin francez të Marsejës në shtator.

Françesku mbërriti në orën 8 të mëngjesit në oborrin e burgut të grave në ishullin Giudecca dhe përshëndeti rreth 80 të burgosurit, stafin dhe vullnetarët një nga një. Papa i cili ka folur në mbrojtje të të burgosurve dhe të margjinalizuarve, i inkurajoi gratë e burgosura të rindërtonin jetën e tyre me vendosmëri gjatë kohës së tyre pas hekurave.

“Burgu është një realitet i ashpër dhe probleme të tilla si mbipopullimi, mungesa e objekteve dhe burimeve, dhe episodet e dhunës, shkaktojnë një vuajtje të madhe atje. Por mund të bëhet gjithashtu një vend i rilindjes morale dhe materiale," tha Papa. 

Gjithashtu Françesku i bëri thirrje sistemit të burgjeve që të ofrojë të paraburgosurve mjetet dhe hapësirën për rritjen njerëzore, shpirtërore, kulturore dhe profesionale, duke krijuar kushtet për riintegrimin e tyre të shëndetshëm. Papa vizitoi po ashtu një ekspozitë arti të vendosur në burg, e cila merr parasysh jetën e përditshme të të burgosurve përmes punës së 10 artistëve të ndryshëm.

papa françesku

Sondazh

Poll