Bota

Rritet numri i kërcënimeve të spiunazhit në Gjermani nga Rusia dhe Kina

Ndërsa për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka rezultuar e turpshme, sepse dy kandidatët e tyre kryesorë për zgjedhjet evropiane të qershorit tashmë janë në pikëpyetje.

28 Prill 2024, 15:20 Nga E. D
Rritet numri i kërcënimeve të spiunazhit në Gjermani nga
foto ilustruese

GJERMANI- Gjashtë spiunë janë arrestuar në Gjermani gjatë këtij muaj. Duke bërë që Gjermania të akuzojë Rusinë dhe Kinë për spiunazh. Ndërsa për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka rezultuar e turpshme, sepse dy kandidatët e tyre kryesorë për zgjedhjet evropiane të qershorit tashmë janë në pikëpyetje.

Një ndihmës i eurodeputetit Maximilian Krah, i cili kryeson listën e partisë, është arrestuar me dyshimin se ka spiunuar për Kinën. Jian G akuzohet si punonjës i një shërbimi sekret kinez. Prokurorët kanë nisur gjithashtu hetimet paraprake ndaj vetë politikanit mbi pagesat e supozuara nga burime pro-ruse dhe kineze, shkruan BBC

Edhe pse Krah mohon çdo akuzë. Ditë më parë, Petr Bystron, emri i dytë në listën e AfD-së, mohoi pretendimet se ai kishte marrë para nga faqja e internetit Zëri i Evropës, të pretenduar nga inteligjenca evropiane se ka qenë një front i inteligjencës ruse.

Por akuzat shkojnë përtej AfD-së. Dy shtetas gjermanë me origjinë ruse janë arrestuar me dyshimin se kanë komplotuar për të sabotuar ndihmën ushtarake të Gjermanisë për Ukrainën, ndërsa tre gjermanë janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë planifikuar të kalojnë dizajne të avancuara të motorëve tek inteligjenca kineze.

Sondazh

Poll