Bota

Rusia vazhdon bombardimet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Forca Ajrore e Ukrainës tha se i ka shkatërruar një dron të lëshuar nga Rusia mbi Mikolaiv, dhe katër dronë të tjerë në pjesë të tjera të vendit. Sulmi i sotëm është vazhdimësi e sulmeve të së shtunës, kur ushtria ruse kreu sulme ajrore kundër termocentraleve dhe hidrocentraleve në disa rajone ukrainase.

28 Prill 2024, 14:08 Nga I.A
Rusia vazhdon bombardimet ndaj infrastrukturës energjetike të
foto ilustruese

RUSI- Rusia i ka vazhduar të dielën sulmet e pareshtura kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Autoritetet në rajonin jugor Mikolaiv thanë se dronët kamikazë rusë e goditën një ngrohtore dhe e dëmtuan një hotel mëngjesin e së dielës. Pamjet e publikuara nga shërbimet emergjente në Telegram shfaqin gërmadhat dhe dëmet e shkaktuara në një ndërtesë dhe në një kënd të lojërave për fëmijë. Nuk u raportua për viktima.

Forca Ajrore e Ukrainës tha se i ka shkatërruar një dron të lëshuar nga Rusia mbi Mikolaiv, dhe katër dronë të tjerë në pjesë të tjera të vendit. Sulmi i sotëm është vazhdimësi e sulmeve të së shtunës, kur ushtria ruse kreu sulme ajrore kundër termocentraleve dhe hidrocentraleve në disa rajone ukrainase.

DTEK, kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, tha të shtunën se katër termocentrale të saj u goditën nga sulmet ajrore ruse. Duke folur të shtunën pas sulmeve, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu lut sërish aleatëve të Kievit për kundërajrorë dhe për furnizim të shpejtë me armë. Zelensky tha se zonat që i furnizojnë me gaz natyror vendet e Bashkimit Evropian janë në veçanti në shënjestrën e sulmeve ruse.

“Caku kryesor ishte sektori i energjisë, objekte të ndryshme në këtë industri, ato energjetike dhe të gazit. Në veçanti, objektet e gazit që janë jetike për sigurimin e furnizimit të sigurt për Bashkimin Evropian”, tha Zelensky.

Në muajt e fundit, ushtria ruse i ka rritur dhe shpeshtuar sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke i goditur termocentralet dhe hidrocentralet pothuajse përditë. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se vendi e ka humbur rreth 80 për qind të prodhimin të rrymës nga termocentralet dhe 35 për qind nga hidrocentralet, duke e detyruar Qeverinë ta vendosë reduktime të rrymës në disa rajone.

Edhe infrastruktura ruse e naftës dhe gazit është sulmuar kohëve të fundit, përfshirë një rafineri e naftës në rajonin rus Krasnodar, e cila të shtunën e ndërpreu punën, pas një sulmi të dyshuar ukrainas me dronë. Ukraina, e cila rrallëherë komenton rreth sulmeve të saj në zonat ruse, nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 28 Prill 2024, 09:49 I.A

Flaka olimpike rrugës për në Francë

Foto Ilustruese FRANCË- Në portin e Pireut një delegacion francez me flakën olimpike në bordin e anijes historike "Belem...