Politike

Mbyllet Konventa e PL-së, Meta: Të gjithë anëtarët dhe simpatizantët të na bashkohen në orën 20:00 te "Bulevardi i Shpresës"

Ndërkohë pas përfundimit të votimit pritet edhe rezultati i zgjedhjeve në Partinë e Lirisë.

27 Prill 2024, 15:58 Nga r.ll

Mbyllet Konventa e PL-së, Meta: Të gjithë anëtarët dhe

TIRANË- Ka përfunduar Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. Në fjalën e tij përmbyllëse, kreu ende në detyrë i PL-së, Ilir Meta tha se kjo konventë nuk u mbyll në asnjë moment për publikun.

Ai i bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve t'i bashkohen në orën 20:00 te "Bulevardi i Shpresës", aty ku ndodhet edhe apartamenti i kreeut të PD-së, Sali Berishës dhe ku prej disa muajsh mblidhen çdo natë, mbështetësit e liderit të opozitës. Ndërkohë pas përfundimit të votimit pritet edhe rezultati i zgjedhjeve në Partinë e Lirisë.

Meta: Siç e shikoni kjo konventë nuk u mbyll asnjëherë për publikun. Kush donte të fliste foli, kush donte të kandidonte kandidoi. Meqë Këlliçi dhe Balliu na nderuan, ne iu kthejmë vizitën në orën 8 te "Bulevardi i Shpresës". Ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët të na bashkohen te "Bulevardi i Shpresës". Përshëndes të gjithë simpatizantët tane që nga halli janë larguar nga vendi. 

ilir meta konventa e partise se lirise

Sondazh

Poll