Mbështetja ndaj Rusisë, Blinken paralajmëron Kinën: Nëse nuk e trajtoni problemin, do ta bëjmë ne
Antony Blinken dhe Xi Jinping SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni është, siç tha ai, "plotësis...
Këto ishin deklaratat më të qarta të Presidentit Biden mbi mundësinë e një debati presidencial. Presidenti Biden nuk kishte shfaqur gatishmëri për të debatuar me Trump, duke thënë muajin e kaluar se një gjë e tillë do të varej nga sjellja e ish-presidentit.
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të premten se ai do të merrte pjesë në një debat me Donald Trump-in, kundërshtarin e tij republikan për zgjedhjet e nëntorit.
“Jam i gatshëm. Nuk e di kur”, tha presidenti demokrat në një intervistë me prezantuesin Howard Stern. “Do të debatoja me kënaqësi me të”.
Këto ishin deklaratat më të qarta të Presidentit Biden mbi mundësinë e një debati presidencial. Presidenti Biden nuk kishte shfaqur gatishmëri për të debatuar me Trump, duke thënë muajin e kaluar se një gjë e tillë do të varej nga sjellja e ish-presidentit.
Javët e fundit zoti Trump ka sfiduar zoti Biden që t’i dalë përballë në debat, duke u shprehur i gatshëm të debatojë me Presidentin demokrat aktual "kurdo dhe kudo”.
Në fillim të këtij muaji, dy këshilltarët kryesorë të ekipit të fushatës së zotit Trump i dërguan një letër një komisioni të pavarur që normalisht përcakton ngjarje të tilla, duke kërkuar përshpejtimin e kalendarit të debateve dhe realizimin e më shumë se 3 të tillëve që zhvillohen zakonisht. Dhjetëra organizata mediatike i kanë bërë thirrje kandidatëve që të zotohen publikisht për një debat përballë njëri-tjetrit.
Deklarata sugjeronte që shpenzimet për organizimin e debateve për garën aktuale të përballoheshin nga Komisioni jo partiak për Debatet Presidenciale, ashtu siç ka ndodhur në çdo cikël zgjedhor që prej vitit 1988.
Biden udhëheq për sa i përket mbështetjes nga votuesit e regjistruar, në nivelin 41 për qind përballë 37 për qind që ka Trump, sipas një ankete të bërë nga kompania e anketimeve Ipsos dhe agjencia e lajmeve Reuters, më herët gjatë këtij muaji. Biden dhe Trump u përballën me njëri-tjetrin në dy debate televizive presidenciale gjatë fushatës së vitit 2020./ VOA
Antony Blinken dhe Xi Jinping SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni është, siç tha ai, "plotësis...
Foto ilustruese SHBA- Protestat e studentëve pro-palestinezë po vazhdojnë edhe sot në universitetet amerikane. Ndërsa protest...
Recep Tayyip Erdogan dhe Joe Biden TURQIA- Takimi mes Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe...
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda dhe ai i Polonisë, Andrzej Duda, duke vëzhguar stërvitjet ushtarake. 26 prill 2024. LITUANIA- P...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Një sulm izraelit me dron ndaj një makine në lindje të Libanit vrau dy persona, raportoi agjencia shtet...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë konferencës për media në Pentagon më 26 prill 2026. SHBA- Sekretari amerikan i...
Foto ilustruese GAZA- Zbulimi i varreve masive në dy spitale në Gazë, të cilat përmbajnë qindra trupa njerëzish sipas au...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i ja...
Ministrat e Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Francës, Boris Pistorius dhe Sebastien Lecornu gjatë ceremonisë së nënshkrimit t&eu...
pamje nga ngjarja MEKSIKË- Një tragjedi ka ndodhur në shtetin meksikan Sinaloa me tre persona që kanë humbur jetën teksa...