Bota

Senati miraton projektligjin për ndalimin e TikTok në SHBA

Gjithashhtu projektligji i jep pronari kinez i TikTok, “ByteDance”, nëntë muaj kohë për të shitur aksionet e tij ose aplikacioni do të bllokohet në SHBA.

25 Prill 2024, 18:14 Nga E. D
Senati miraton projektligjin për ndalimin e TikTok në SHBA
foto ilustruese

SHBA- Senati i SHBA-së ka miratuar një projektligj që mund të ndalojë përdorimin e aplikacionit TikTok në Amerikë. Gjithashtu projektligji i jep pronari kinez i TikTok, “ByteDance”, nëntë muaj kohë për të shitur aksionet e tij ose aplikacioni do të bllokohet në SHBA. Projektligji do t’i dorëzohet presidentit amerikan Joe Biden, i cili ka thënë se do ta nënshkruajë atë sapo t’i dorëzohet.

Nëse SHBA-ja do ia dilte të detyronte “ByteDance” të shiste TikTok-un, çdo marrëveshje do të kishte ende nevojë për miratim nga zyrtarët kinezë, por Pekini është zotuar të kundërshtojë çdo lëvizje të tillë. Analistët thanë se procesi mund të zgjasë me vite.

Masa u miratua si pjesë e një pakete prej katër projektligjesh që përfshinin gjithashtu ndihmën ushtarake për Ukrainën, Izraelin, Tajvanin dhe partnerët e tjerë të SHBA-së në rajonin Indo-Paqësor. Ajo pati një mbështetje të gjerë nga ligjvënësit, ku 79 senatorë votuan pro dhe 18 kundër.

“Për vite me radhë ne kemi lejuar partinë komuniste kineze të kontrollojë një nga aplikacionet më të njohura në Amerikë, që ishte jashtëzakonisht dritëshkurtër. Ligji i ri do t’i kërkojë pronarit të tij kinez të shesë aplikacionin. Ky është një veprim i mirë për Amerikën," tha senatori Marco Rubio, republikani më i lartë në Komitetin e Shërbimeve Sekrete.

tiktok

Sondazh

Poll