Bota

Varrezat masive në spitalet e Gazës, Autoriteti Palestinez kërkon nisjen e hetimit

Autoritetet palestineze thanë këtë javë se gjetën qindra trupa në varreza masive në spitalin Nasser, pasi trupat izraelite u tërhoqën nga qyteti i Khan Yunis.

25 Prill 2024, 17:40 Nga E. D
Varrezat masive në spitalet e Gazës, Autoriteti Palestinez kërkon
foto ilustruese

GAZA- Zyrtarët palestinezë të mbrojtjes civile i kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të hetojnë ato që ata thonë se janë krime lufte në një spital në Gaza, duke thënë se rreth 400 trupa u gjetën në varre masive pasi ushtarët izraelitë u tërhoqën.

“Ka raste të ekzekutimeve në vend të disa pacientëve ndërsa ata ishin duke iu nënshtruar operacionit në spitalin Nasser,” thanë zyrtarët e mbrojtjes civile. 

Autoritetet palestineze thanë këtë javë se gjetën qindra trupa në varreza masive në spitalin Nasser, pasi trupat izraelite u tërhoqën nga qyteti i Khan Yunis. Ka pasur gjithashtu raporte për gjetjen e trupave në spitalin Al Shifa në veri të Gazës, i cili është shënjestruar në një operacion nga forcat speciale izraelite. Gjithashut Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Volker Turk tha dje se ishte i tronditur nga shkatërrimi i objekteve mjekësore në Nasser dhe Al Shifa dhe raportet për varreza masive. 

Ndërsa ushtria izraelite tha se pretendimet e Autoritetit Palestinez se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) i varrosën trupat ishin të pabaza dhe të pambështetura. Izraeli ka mohuar vrasjen e atyre që janë gjetur në varre dhe ka publikuar një video që pala izraelite thotë se tregon palestinezët duke gërmuar ato varre para operacionit të IDF.

zyrtarët palestinezë

Sondazh

Poll