24 Prill 2024, 22:09
Nga E. D
foto ilustruese
POLONI- Polonia është e gatshme të ndihmojë Kievin, duke kthyer në Ukrainë burrat ukrainas që plotësojnë kriterin e moshës për shërbim ushtarak, në mënyrë që ata të ndihmojnë shtetin e tyre në luftën kundër Rusisë, tha ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz.
Qeveria ukrainase njoftoi më 24 prill për rregullat, sipas të cilave, pasaportat për burrat që plotësojnë moshën për shërbimin ushtarak mund të lëshohen vetëm brenda vendit e jo në misionet e huaja diplomatike.
Sipas këtyre rregullave, burrat nga mosha 18 deri 59 vjeç që jetojnë jashtë vendit nuk do të mund të rinovojnë pasaportat të cilave u ka skaduar afati apo të marrin pasaporta të reja.
Polonia në të kaluarën ka sugjeruar se do të ndihmonte Ukrainën, në mënyrë që ata persona që janë subjekt i shërbimit ushtarak të kthehen në shtetin e tyre dhe të kryejnë obligimin, tha Kosiniak-Kamysz për televizionin Polsat.
“Mendoj se shumë polakë janë të zemëruar kur shohin burra të rinj ukrainas në hotele dhe kafene dhe dëgjojnë se sa shumë përpjekje ne duhet të bëjmë për të ndihmuar Ukrainën”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje se si mund të ndihmojë Polonia në këtë drejtim.
Afër 4.3 milionë ukrainas jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, dhe prej tyre, 860.000 janë burra në moshë madhore, sipas të dhënave të Eurostat-it. Polonia u ka ofruar status të mbrojtjes së përkohshme 950.000 ukrainase. Polonia renditet e dyta në Evropë, pas Gjermanisë, si shteti që ka strehuar më shumë ukrainas./REL
Bota
24 Prill 2024, 21:57
E. D
Bujar Osmani
TETOVË- Bujar Osmani shpall fitoren nga numrimi i votave. Gjithashtu Osmani i bën thirrje Arben Taravari, që pavarsisht g...
Bota
24 Prill 2024, 21:45
E. D
Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zg...
Bota
24 Prill 2024, 21:18
E. D
Pedro Sanchez
SPANJË- Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha të mërkurën se do të pezullojë detyrat publike de...
Bota
24 Prill 2024, 20:55
E. D
Bujar Osmani
TETOVË- Bujar Osmani po kryeson deri më tani nga numrimi i votave në Tetovë. Ndërsa pranë zyrave të BD...
Bota
24 Prill 2024, 20:45
E. D
foto ilustruese
UKRAINA- Ukraina gjuajti një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga SHBA në nj&e...
Bota
24 Prill 2024, 20:33
E. D
foto ilustruese
SHBA- Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjet&eum...
Bota
24 Prill 2024, 19:57
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në një deklaratë në margjinat e seancës s&eu...
Bota
24 Prill 2024, 19:49
E. D
foto ilustruese
SHBA- Inteligjenca artificiale është e pranishme në mbarë jetën politike amerikane, që nga mbledhja e fondeve...
Bota
24 Prill 2024, 19:29
E. D
foto ilustruese
ITALI- Italia do të nënshkruajë një marrëveshje me Ukrainën dhe agjencinë kulturore të Kombeve t&eu...
Bota
24 Prill 2024, 19:14
E. D
foto ilustruese
UELLS- Një vajzë adoleshente është arrestuar me dyshimin për tentativë vrasje pasi dy mësues dhe një...