Bota

I dërguari i Washingtonit: Rreziku i urisë shumë i lartë në Gaza, veçanërisht në veri

David Satterfield u tha gazetarëve se Izraeli duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar përpjekjet për të shmangur një zi buke dhe bëri thirrje që të bëhet më shumë për të marrë ndihmë për ata që kanë nevojë, veçanërisht në veri.

23 Prill 2024, 22:28 Nga E. D
I dërguari i Washingtonit: Rreziku i urisë shumë i lartë
foto ilustruese

GAZA- I dërguari special rajonal i Washingtonit për çështjet humanitare tha rreziku i urisë në të gjithë Gazën, veçanërisht në veri, është shumë i lartë. David Satterfield u tha gazetarëve se Izraeli duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar përpjekjet për të shmangur një zi buke dhe bëri thirrje që të bëhet më shumë për të marrë ndihmë për ata që kanë nevojë, veçanërisht në veri.

Gjithashtu sulmet izraelite u intensifikuan në të gjithë Gazën veriore sot dhe Izraeli urdhëroi evakuime të reja në zonë. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se njerëzve u kërkohet të ikin nga zona e Beit Lahia në verilindje të rajonit. Zona shtrihet në një distancë të shkurtër nga qyteti Beit Hanoun, ku tanket izraelite bënë një inkursion të ri gjatë natës. 

david satterfield

Sondazh

Poll