Bota

Sulmohet nga dy qen pitbullë, vdes fëmija 15 muajsh në Itali

Nëna ka tentuar të ndërhyjë, por edhe ajo është sulmuar. Megjithatë, nëna e viktimës është jashtë rrezikut për jetën.

23 Prill 2024, 19:08 Nga E. D
Sulmohet nga dy qen pitbullë, vdes fëmija 15 muajsh në Itali
pamje nga vendngjarja

ITALI- Një fëmijë 15 muajsh ka vdekur si pasojë e një sulmi nga dy qen pitbullë në Salereno të Italisë. Sipas raportimeve dy qentë ishin në pronësi të shoqes së nënës së fëmijës të cilët e kanë sulmuar teksa ai ishte në Kopshtin e shtëpisë. 

Nëna ka tentuar të ndërhyjë, por edhe ajo është sulmuar. Megjithatë, nëna e viktimës është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu mjekët e ndihmës së shpejtë ndërhynë në vend dhe nuk mundën të bënin asgjë tjetër përveçse të konfirmonin vdekjen e fëmijës. ndësa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. 

itali

Sondazh

Poll