Bota

Spanja “kompenson” viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike

Ministri i Drejtësisë Felix Bolanos tha gjithashtu se masat, të cilat do të zbatohen deri në vitin 2027, janë të përshtatura në pesë akse veprimi, njohja dhe dëmshpërblimi, kujdesi për viktimat, parandalimi, edukimi për ndërgjegjësimin dhe zbulimi dhe hetimi i rasteve.

23 Prill 2024, 18:51 Nga E. D
Spanja “kompenson” viktimat e abuzimit seksual në Kishën
foto ilustruese

SPANË-  Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. Plani, i cili u miratua me rekomandimin e Avokatit të Popullit të Spanjës, përfshin masa për të parandaluar, riparuar dhe shlyer borxhin me viktimat. 

Ministri i Drejtësisë Felix Bolanos tha gjithashtu se masat, të cilat do të zbatohen deri në vitin 2027, janë të përshtatura në pesë akse veprimi, njohja dhe dëmshpërblimi, kujdesi për viktimat, parandalimi, edukimi për ndërgjegjësimin dhe zbulimi dhe hetimi i rasteve. Ai ka deklaruar se bisedimet me Kishën, roli i së cilës do të ishte thelbësor në zbatimin e planit, tashmë kanë filluar.

“Kisha e ka njohur ekzistencën e këtyre abuzimeve dhe po punon se si të kompensojë viktimat e abuzimeve që ata njohin se kanë ndodhur”, ka thënë ai.

felix bolanos

Sondazh

Poll