Bota

I akuzuar nga studentet për ngacmim seksual, Këshilli i Etikës rekomandon pezullim nga puna për profesorin e Universitetit të Prishtinës

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Universitetit të Prishtinës se i kishte ngacmuar seksualisht.

23 Prill 2024, 15:10 Nga M.B
I akuzuar nga studentet për ngacmim seksual, Këshilli i Etikës
Xhevat Krasniqi

KOSOVA- Këshilli i Etikës i ka rekomanduar Rektoratit të Universitetit të Prishtinës pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë. Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Universitetit të Prishtinës se i kishte ngacmuar seksualisht. Prej ditësh Lëvizja Feministe ka protestuar duke kërkuar largimin e profesorit të Fakultetit të Edukimit.

Lëvizja Feministe Studentore në Kosovë edhe sot kanë ndërmarr një aksion simbolik duke vendosur në derën e zyrës së profesorit Xhevat Krasniqi, disa shirit me të cilët zyra e tij është cilësuar si skenë krimi. 

xhevat krasniqi

Sondazh

Poll