Bota

Fjalimi i Osmanit në Këshillin e Sigurimit në OKB, reagojnë nënat e Srebrenicës: Do të mbahet mend ndër breza! E gjithë bota e dëgjoi për viktimat e gjenocidit

Përmes një reagimi nënat e Srebrenicës kanë janë falënderuar pafundësisht presidentes së Kosovës për fjalimin e mbajtur mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në faqen e tyre në "X" kanë shkruar se fjalimi i Osmanit rreth gjenocidit serb, do të mbahet mend nga brezat e ardhshëm.

23 Prill 2024, 14:45 Nga N.F
Fjalimi i Osmanit në Këshillin e Sigurimit në OKB, reagojnë
Osmani

KOSOVË- Nënat e Srebrenicës kanë reaguar në lidhje me përballjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani më homologun e tij, Aleksandar Vuçiç në Këshillin e Sigurimit në OKB. Përmes një reagimi nënat e Srebrenicës kanë janë falënderuar pafundësisht presidentes së Kosovës për fjalimin e mbajtur mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në faqen e tyre në "X" kanë shkruar se fjalimi i Osmanit rreth gjenocidit serb, do të mbahet mend nga brezat e ardhshëm.

“I jemi mirënjohës Presidentes Osmani, e gjithë bota e dëgjoi fjalimin e saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit ndaj shqiptarëve. Ky lloj fjalimi do të mbahet mend nga brezat. Faleminderit!”, thuhet në reagimin e tyre.

 

kosova serbia osmani srebrenice

Sondazh

Poll