Ekonomi

Bllokohet e-Filing për deklarimin e sigurimeve dhe tatimit në burim; Tatimet: Po punohet për funksionimin e sistemit, s’do ketë penalizim të tatimpaguesve

Sakaq sot është afati i fundit i pagesave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe pagesës së tatimit në burim për biznesin e madh.

22 Prill 2024, 16:07 Nga I.A

Bllokohet e-Filing për deklarimin e sigurimeve dhe tatimit në burim;

TIRANË- Bizneset dhe ekonomistët ngrenë shqetësimin se prej mëngjesit të ditës së sotme faqja e deklarimeve nëpërmjet sistemit e-Filing nuk funksion. Sakaq sot është afati i fundit i pagesave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe pagesës së tatimit në burim për biznesin e madh.

Afati për deklarimin e tyre është jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore. Si bizneset, por edhe ekonomistët mbajtës të bilanceve të tyre pohuan për Monitor se nuk po arrijnë të logohen në sistem për dorëzimin e listë pagesës apo për të bërë ndryshime në të.

“Sistemi nuk funksion prej mëngjesit. Nuk hapet lista e pagesave në e-Filing, ndërsa sot është afati i fundit për deklarimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe tatimit në burim”.

“Nuk aksesohet normalisht, vetëm nëpërmjet Self-Care po edhe nëse hyn te llogaria nuk mund të kryhet asnjë veprim”, shton një tjetër përfaqësues biznesi.

Monitor iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve e cila pohoi se po punohet për funksionimin e sistemit dhe se nuk do të ketë penalizim të tatimpaguesve.

Marrë nga Monitor.al

e-filing tatimet

Sondazh

Poll