Ekonomi

“Sa mirë te jesh francez”, renditja e kombësive. Në krye Franca. Shqipëria në zonën gri

22 Nëntor 2019, 07:07 Nga DOSJA
“Sa mirë te jesh francez”, renditja e kombësive. Në

TIRANË- Franca renditet si vendi me kombësinë më të mirë për vitin e tetë radhazi, ndërkohë që Britania e Madhe mund të shohë të bjerë në vendin e 56, sipas të dhënave më të fundit të indeksit për cilësinë e kombësisë të “Kälin and Kochenov”.

Ndërkohë që Shqipëria renditet e 72-ta, në zonën gri të klasifikimit, ose në kategorinë e cilësisë mesatare të kombësisë, në klasifikimin me gjithsej 159 vende.

Indeksi, shfrytëzon të dhëna të ndryshme për të vlerësuar cilësinë e jetës dhe mundësitë për rritje personale brenda një vendi të caktuar. Ai po ashtu shikon edhe vlerën e kombësisë jashtë vendit dhe se çfarë mundësish kjo kombësi mund të ofrojë jashtë vendit të origjinës.

Sipas studimit, një Brexit i fortë mund të bëjë që Britania e Madhe të shkasë nga 10-shja e parë e kombësive më të mira në botë, në vendin e 56. Aktualisht, Britania është e teta për sa i takon kombësisë më të mirë në botë, por e 10 në renditje për shkak se disa vende ndajnë të njëjtat pikë.

Franca në anën tjetër është vendi me kombësinë më të mirë në botë, e ndjekur nga Gjermania, Holanda dhe Danimarka. SHBA renditet si vendi i 25 për sa i takon cilësisë së kombësisë, Kina renditet e 56 dhe Rusia në të 62. Në fund të renditjes në këtë indeks renditen Sudani i Jugut, Afganistani dhe Somalia.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale kombesia me e mire renditja e kombësive shqipëria në zonën gri kombesia me e mire renditja e kombësive shqipëria në zonën gri

Sondazh

Poll

Ekonomi 21 Nëntor 2019, 09:53

Legalisht në Evropë – jo azil

Nevoja ka për punonjës sanitarë, pastrues apo punëtorë në ndërtimtari. Migrantët legalë pa kualifikime mund të punojnë në fusha të ndryshme. Por kjo nuk po ndod...