Dhoma e Përfaqësuesve në prag të votimit mbi ndihmat ushtarake shtesë për Ukrainën dhe Izraelin
Mike Johnson SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve po mban një seancë të rrallë të shtunën ku do të votohet për pro...
Arifi ka thënë se ky regjim tashmë ka instaluar një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.
SERBI- Shqiprim Arifi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, duke theksuar se këtë e ka bërë pushteti autoritar i Beogradit. Arifi ka thënë se ky regjim tashmë ka instaluar një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.
“Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviçit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Arifi.
Arifi është shprehur se shkarkimi i tij nga kjo pozitë ka ndodhur 24 orë pasi u dënua nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 nëntor.
“Me këto veprime raciste antishqiptare që janë trashëgimi e politikave të regjimit të Millosheviqit, Serbia e sotshme e Vuçiqit dëshmon tani më 3 dekada e më shumë, se shqiptarët nuk i konsideron si qenie njerëzore dhe asesi qyetatarë të barabartë në Serbi. Diskriminimi ndaj shqiptarëve është agjend e pandërprerë e politikave të Vuçiçit dhe Serbisë së tij pro-ruse”, ka thënë ai.
Ai ka akuzuar se kjo nuk mund të ishte realizuar pa ndihmën e pakursyer të siç i quajti ai, “shqipfolësve serbofil” siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi.
“Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës”, është shprehur Arifi.
Mike Johnson SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve po mban një seancë të rrallë të shtunën ku do të votohet për pro...
Lufta SHBA- Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ishin të përfshira në sulmin e Izraelit ndaj Iranit dhe po kërkojnë nga palë...
foto ilustruese SHBA- Dita 420, e festuar më 20 prill pra sot, është një datë që është lidhur me kremtimin e k...
Erdogan TURQI- Udhëheqësi politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi E...
Gaze GAZA- Një sulm ajror izraelit ndaj një shtëpie në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, shkaktoi vdekjen e të pakt...
Kim Jong Un KOREA E VERIUT- Koreja e Veriut ka publikuar një këngë të re për të lavdëruar liderin Kim Jong Un duke ...
Dolce Hanoi Golden Lake VIETNAM- Dolce Hanoi Golden Lake është hoteli i parë në botë i veshur me ar dhe ndodhet në Viet...
Irak IRAK- Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në nj&eu...
Hekuran Murati KOSOVË- Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës bëri të ditur se Agjencia ndërkombëtare Fi...
vjosa osmani, albin kurti, glauk konjufca KOSOVË- Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë ka publikuar të dhënat e...