Bota

FOTOT/ Brenda hotelit më të ri në Vietnam, aty ku çdo gjë është e veshur me ar 24 karatësh

Kompleksi i veçantë vjen me një seri objektesh ari 24 karatësh duke përfshirë vaska, tualete, mure dhe madje edhe ushqim prej ari.

20 Prill 2024, 16:17 Nga S.B
FOTOT/ Brenda hotelit më të ri në Vietnam, aty ku çdo
Dolce Hanoi Golden Lake

VIETNAM- Dolce Hanoi Golden Lake është hoteli i parë në botë i veshur me ar dhe ndodhet në Vietnam me pamje nga liqeni piktoresk Giang Vo. Kompleksi i veçantë vjen me një seri objektesh ari 24 karatësh duke përfshirë vaska, tualete, mure dhe madje edhe ushqim prej ari.

Me 25 kate të arta, hoteli ka 400 dhoma të gjitha me një temë mjaft të qëndrueshme që tashmë mund të merret me mend: ar kudo që hedh sytë.

FOTOT/ Brenda hotelit më të ri në Vietnam, aty ku çdo
Dolce Hanoi Golden Lake

Hotelit iu deshën 11 vite për t'u ndërtuar ku nga pikat më të mahnitshme në të gjithë kompleksin është pishina. Pishina prej 18 metrash katrorë është me pamje nga qyteti me pllaka prej ari 24 karatësh.

FOTOT/ Brenda hotelit më të ri në Vietnam, aty ku çdo
Dolce Hanoi Golden Lake

Çmimet fillojnë nga 250 paund në natë për dhomat më elementare deri te suitat ekzekutive ekstravagante prej 800 paund nata.

Shfletoni galerinë më poshtë për më shumë fotografi.

vietnam hotel ar

Sondazh

Poll