20 Prill 2024, 11:12
Nga r.ll
konferenca
SERBI- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, tha se Kosova ka premtuar se do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Uashingtoni pret që ky zotim të realizohet.
“Nëse ka shqetësim se komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush obligimin për të ndihmuar në këtë çështje, unë shpresoj që ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorën tonë për të ndihmuar në përmbushjen e premtimit ndaj vetes dhe të tjerëve”, tha zyrtari i lartë amerikan gjatë një konference për media në Beograd më 20 prill, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ndërkaq, Vuçiç tha se pak çfarë merren vesh me Kosovën, është që “duhet ruajtur paqja dhe stabiliteti”. Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe më pas më 2015 për themelimin e Asociacionit.
Po ashtu, themelimi i Asociacionit është përfshirë edhe në Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve që palët arritën vitin e kaluar.
BE-ja dhe SHBA-ja vazhdimisht i kanë bërë thirrje Kosovës që themelojë Asociacionin. Vitin e kaluar, bashkësia ndërkombëtare i paraqiti Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin. Palët fillimisht e pranuan draft-statutin, por ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap drejt themelimit të tij./REL
james o’brien aleksander vucic
Bota
20 Prill 2024, 10:14
r.ll
Ibrahim Moussawi
IRAN- Dhuna në Lindjen e Mesme nuk do të ndalet derisa të përfundojë lufta në Gaza. Kështu ka deklaruar...
Bota
20 Prill 2024, 10:05
r.ll
Foto ilustruese
IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit tha mbrëmjen e djeshme se Teherani po hetonte sulmin e fundit në Iran, duke minimizuar god...
Bota
20 Prill 2024, 09:59
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar gjatë natës 50 dronë ukrainas q&e...
Bota
20 Prill 2024, 09:19
r.ll
ebrahim raisi
IRAN- Presidenti iranian Ebrahim Raisi nuk përmendi sulmin e së premtes të Izraelit ndaj Iranit, ndërsa lavd&eu...
Bota
20 Prill 2024, 09:12
r.ll
miroslav lajcka
BOSNJE- I dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Ko...
Bota
20 Prill 2024, 08:59
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Sipas drejtorit të CIA-s, William Burns, pa ndihma të tjera nga SHBA-ja Ukraina mund ta humbasë luftën ...
Bota
20 Prill 2024, 08:52
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Komisioni Europian mendon se studentët dhe të rinjtë e sapodiplomuar të Europës vuajtën më s&eu...
Bota
20 Prill 2024, 08:47
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Një gjykatë italiane i hodhi poshtë akuzat dhe pushoi një çështje kundër anëtarëve t&...
Bota
20 Prill 2024, 08:39
r.ll
pamje nga shperthimet
IRAK- Të paktën tre persona u plagosën pasi pesë shpërthime tronditën një bazë ushtarake q&eu...
Bota
20 Prill 2024, 08:34
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një rast i dhunës në familje është regjistruar në një fshat të Heraklion të K...