Bota

Takimi për dialogun Kosovë-Serbi/ Lajçak: Palët do të takohen sërish javën e ardhshme

Lajçak bëri me dije se edhe javën tjetër do të ketë takim për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për personat që janë prekur nga vendimi i BQK-së për përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

18 Prill 2024, 18:07 Nga r.ll
Takimi për dialogun Kosovë-Serbi/ Lajçak: Palët do të
pamje nga takimi

BRUKSEL- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas takimit të sotëm të mbajtur në Bruksel.

Lajçak bëri me dije se edhe javën tjetër do të ketë takim për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për personat që janë prekur nga vendimi i BQK-së për përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

“Sot kam zhvilluar disa takime bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK’së. Palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, ka shkruar Lajçak në “X”.

miroslav lajçak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll