Bota

Sulmohet automjeti i policisë në Gaza, humbin jetën 8 persona

Tetë personat e vrarë thuhet se ishin pjesë e dislokimit të forcave të rendit që ndihmonin në lagjen Tuffah.

16 Prill 2024, 22:27 Nga r.ll
Sulmohet automjeti i policisë në Gaza, humbin jetën 8 persona
foto ilustruese

GAZA-  Një automjet policie është goditur në qytetin e Gazës, duke lënë të vdekur tetë persona.  Automjeti mendohej se po ndihmonte në sigurimin e dërgesave të ndihmave dhe ruajtjen e rendit, shkruajnë mediat e huaja. 

Tetë personat e vrarë thuhet se ishin pjesë e dislokimit të forcave të rendit që ndihmonin në lagjen Tuffah. Ngjarja ka ndodhur në pjesën lindore të qytetit, i cili është me popullsi të dendur.

 

gaza lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll