Art&Argëtim

“Coldplay” do të pezullojë çdo turne, derisa ato të ofrojnë koncerte të dobishme për mjedisin

22 Nëntor 2019, 12:34 Nga DOSJA
“Coldplay” do të pezullojë çdo turne, derisa ato

BRITANI E MADHE- Grupi i njohur britanik i rrokut ‘Coldplay’ kanë bërë disa plane për albumin e tyre të ri, që pritet të dalë së shpejti, për shkak të shqetësimeve dhe ndikimit në koncertë.

“Ne nuk do të bëjmë një tur për këtë album,” tha Chris Martin për BBC.

“Ne nuk do të marrim kohë gjatë këtyre dy viteve, për të kuptuar se si turneu ynë jo vetëm që mund të jetë i qëndrueshëm, por si mund të jetë i dobishëm në mënyrë aktive. Të gjithë ne duhet të punojmë mënyrën më të mirë për të bërë punën tonë.”-ka thënë ai.

Albumi i ri i Coldplay “Everyday Life” publikohet ditën e sotme dhe në vend që të kalojnë disa muaj duke e kënduar nëpër koncertet e turit për Albumin,  ata po mbajnë dy koncerte në Jordan, të cilat do të transmetohen falas, për një audiencë globale në YouTube.

“Turneu ynë tjetër do të jetë versioni më i mirë i mundshëm i një turneu si ai mjedisor,tha Martin.

“Ne të gjithë kemi një përgjegjësi për të udhëhequr me shembull përballë kësaj krize të klimës natyrore, mosveprimi nuk është një mundësi nëse duam të ruajmë planetin tonë për gjeneratat e ardhshme,”- tha Gareth Redmond-King, kreu i organizatës për ndryshimin e klimës.

Gjatë intervistës me korrespodentin e argëtimit në BBC Colin Paterson, Martin tha se Jordan ishte zgjedhur sepse “ne donim të zgjidhnim një vend diku në mes të botës, ku normalisht nuk kemi për të kënduar më parë.”

Ndërsa të  gjitha të ardhurat nga shfaqja do të dhurohen për rregullimin e mjedisit.

Burimi: BBC  

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz chris martin coldplay grupi i njohur britanik kriza per ndryshimin e klimes chris martin coldplay grupi i njohur britanik kriza per ndryshimin e klimes

Sondazh

Poll