16 Prill 2024, 11:37
Nga M.B
Albulena Haxhiu
KOSOVA- Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes në Pejë, ku Gjyljeta Ukelli dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj. Haxhiu tha se kjo është tronditëse dhe e patolerueshme. Ajo ka bërë me dije pas dy ngjarjeve të fundit ka ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor, Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës në një takim. Haxhiu ka thënë se shteti nuk do të tolerojë asnjë lloj dhune të burrit ndaj gruas.
"Në mëngjesin e sotëm edhe një grua u vra nga burri në Pejë, vetëm 4 ditë nga vrasja e një gruaje po ashtu nga burri në Ferizaj. Kjo është shumë e rëndë. Është tronditëse. Është dhimbje e madhe. Është e patolerueshme.
Për këtë gjë sot kam ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjetër edhe mbledhjen e grupit ndërministror.
Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene.
Pavarësisht përkushtimit, masave të ndërmarra, fushatave të iniciuara me qëllim pikërisht barazinë gjinore, vrasjet ndaj grave po vazhdojnë. Shpeshherë dhunuesit janë bërë vrasës pikërisht për shkak të mosndëshkimit adekuat nga institucionet përkatëse.
Vrasjet ndaj grave në Republikën e Kosovës janë bërë fenomen që tejkalon çdo shqetësim. Nuk mund të presim emancipimin e askujt derisa të bëhen të vetëdijshëm për barazinë mes burrit dhe gruas. Asnjë qytetar nuk është mbi dikë tjetër, askush nuk është pronë e askujt. Gruaja dhe burri janë të barabartë. Dhe si shtet nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune të burrit ndaj gruas", ka shkruar Haxhiu.
vrasja ne peje
Bota
16 Prill 2024, 11:22
M.B
Viktima dhe autori
KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kosovën ku dyshohet se Edmond Lajqi ka vrarë gruan e tij,&nbs...
Bota
16 Prill 2024, 11:14
M.B
Viktima
KOSOVA- Gjyljeta Ukella dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre n&e...
Bota
16 Prill 2024, 11:04
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë, dënoi vra...
Bota
16 Prill 2024, 10:56
M.B
Autori i dyshuar
KOSOVA- Një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e t...
Bota
16 Prill 2024, 10:36
M.B
Protesta
GJEORGJIA- Mijëra gjeorgjianë protestuan kundër projektligjit për “agjentë të huaj”, legjislacion që...
Bota
16 Prill 2024, 10:33
M.B
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, gjatë vizitës në Korenë e Jugut.
SHBA- Ambasadorja amerikane në Kombet...
Bota
16 Prill 2024, 10:03
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
DANIMARKA- Një zjarr ka përfshirë një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagen-it. M...
Bota
16 Prill 2024, 09:17
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Kosova është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë pasi mësohet se një rgua...
Bota
16 Prill 2024, 08:24
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi...
Bota
16 Prill 2024, 08:01
M.B
Foto ilustruese
STRASBURG- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarë...