Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ministri i jashtëm turk bisedë telefonike me Blinken, të shqetësuar për përshkallëzimin dhe përhapjen e krizës në rajon

Ministri turk i përcolli Blinken shqetësimin e tij për përshkallëzimin dhe përhapjen e mundshme të krizës në rajon. Fidan ritheksoi gjithashtu se që nga fillimi i krizës së Gazës, Turqia ka deklaruar vazhdimisht se ekziston rreziku që kjo të kthehet në një konflikt rajonal.

14 Prill 2024, 21:45 Nga N.F
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ministri i jashtëm turk bisedë
Blinken dhe Fidan

TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Anthony Blinken. Sipas burimeve diplomatike turke, të dy ministrat diskutuan situatën aktuale në Lindjen e Mesme pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

Ministri turk i përcolli Blinken shqetësimin e tij për përshkallëzimin dhe përhapjen e mundshme të krizës në rajon. Fidan ritheksoi gjithashtu se që nga fillimi i krizës së Gazës, Turqia ka deklaruar vazhdimisht se ekziston rreziku që kjo të kthehet në një konflikt rajonal.


Ministri turk përsëriti kërkesën e Turqisë për të shpallur një armëpushim të menjëhershëm si dhe për të lejuar dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare në Gaza, pasi përndryshe kriza do të vazhdojë të zgjerohet. Në fund, duke iu drejtuar ministrit amerikan, ai kërkoi nga vendet që kanë ndikim në Izrael të dërgojnë mesazhet e duhura për të mos përshkallëzuar tensionin.

lufta ne lindjen e mesme blinken hakan fidan

Sondazh

Poll