Aktualitet

Përfshihet nga flakët një mjet në rrugën Korçë-Ersekë, shpëtojnë babë e bir

Në mjetin e përfshirë nga flakët kanë qenë duke udhëtuar një burrë se bashku me djalin e tij dhe një të afërm kur mjeti në majë të Qafës së Qarrit është përfshirë nga flakët.

10 Prill 2024, 17:11 Nga N.F
Përfshihet nga flakët një mjet në rrugën
Makina në flakë

KORÇË- Një incident është regjistruar ditën e sotme n rrugën Korçë-Ersekë në vendin e quajtur Qafa e Qarrit. Mësohet se një makinë është përfshirë nga flakët. Dyshohet se shkak i këtij zjarri ka qenë një defekt i makinës.

Në mjetin e përfshirë nga flakët kanë qenë duke udhëtuar një burrë se bashku me djalin e tij dhe një të afërm kur mjeti në majë të Qafës së Qarrit është përfshirë nga flakët.

Në momentin që mjeti ka shpërthyer në flakë drejtuesi i mjetit se bashku me mikun e tij dhe djalin kanë arritur të dalin ku më pas brenda pak minutash makina është djegur e gjitha.

 

 

 

 

korce makine zjarr

Sondazh

Poll