10 Prill 2024, 14:16
Nga N.F
foto ilustruese
BRUKSEL- Agjencia për të Drejtat Themelore e Bashkimit Evropian, FRA, tha se qasja raciste e policisë “është gjerësisht e nënraportuar në BE”.
Në një raport të publikuar të mërkurën, agjencia me bazë në Vjenë tha se shumica e vendeve të BE-së “nuk kanë burime zyrtare të të dhënave për incidentet raciste dhe diskriminimin që përfshin policinë”.
Sipas raportit, vetëm disa vende i kanë regjistruar incidentet e racizmit policor veçmas. Prej tyre, vetëm Gjermania, Republika Çeke dhe Holanda i publikojnë të dhënat. Raporti bazohet në hulumtimet e mëparshme nga FRA-ja, që tregojnë se policia më së shpeshti ndalon të rinj, pakica etnike, myslimanë ose njerëz që nuk identifikohen si heteroseksualë.
“Numri i incidenteve të regjistruara të racizmit policor është shumë i ulët”, thuhet në raport.
“Kjo e bën të pamundur vlerësimin e çështjes”, sipas tij.
FRA tha po ashtu se, në vitet e fundit në BE, disa njerëz me prejardhje nga pakicat etnike janë qëlluar për vdekje “pas ndërveprimit me policinë”. Raporti vuri në dukje se shumë vende evropiane kanë mbikëqyrës policorë, por se shumë prej tyre nuk janë të pavarur.
Ai u bëri thirrje vendeve që ta rrisin diversitetin në forcat policore. Në vitin 2022, FRA-ja bëri një anketë mes njerëzve me origjinë afrikane, në 13 vende të BE-së, në lidhje me ndalimin nga policia. Anketa gjeti se numri më i madh i njerëzve me origjinë afrikane të ndaluar, ishte në Austri, pastaj në Gjermani dhe Irlandë.
Marrë nga REL
policia be fra
Bota
10 Prill 2024, 13:52
N.F
Pamje nga eklipsi
SHBA- Eklipsi diellor i 8 prillit ka mahnitur miliona njërëz në mbarë botën por jo të gjithë kish...
Bota
10 Prill 2024, 13:40
N.F
Makina në Leposaviç
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga maki...
Bota
10 Prill 2024, 13:35
N.F
Putin
RUSI- Rusia synon të kontraktojë 400.000 ushtarë të rinj këtë vit, për t’i forcuar forcat e saj që kan&...
Bota
10 Prill 2024, 13:27
N.F
foto ilustruese
GJERMANI- Një studim i fundit tregon se deri në vitin 2040 popullsia e Gjermanisë pritet të rritet me vetëm 0.6%....
Bota
10 Prill 2024, 13:15
N.F
Pedro Sanchez
SPANJË- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez para parlamentit të vendit të tij dhe ripohoi se Madridi ësht...
Bota
10 Prill 2024, 12:59
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Lufta e Francës kundër manipulimeve dhe disinformimit në internet po tërheq vëmendjen ndërkomb&e...
Bota
10 Prill 2024, 12:52
N.F
foto ilustruese
IRAN- Tetë luftëtarë sirianë nën komandën e Gardës Revolucionare u vranë të mart&eu...
Bota
10 Prill 2024, 12:44
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmë një Leposaviç ku p&...
Bota
10 Prill 2024, 12:38
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Një rast i pazakontë është regjistruar në Gjykatën Penale Treanëtarëshe të Selani...
Bota
10 Prill 2024, 12:24
N.F
Areli Naomi Proctor dhe nëna e saj
SHBA- Tre vjeçarja Areli Naomi Proctor jetoi makthe dhe tortura para se të jepte frymën e fu...