Bota

Bullgari, qeveria e përkohshme merr detyrën

Në parlament u mbajt seancë e jashtëzakonshme për ceremoninë e betimit të anëtarëve të qeverisë së përkohshme të formuar nga kryeministri, Dimitar Glavchev.

9 Prill 2024, 22:06 Nga E. D
Bullgari, qeveria e përkohshme merr detyrën
Foto Ilustruese
 

BULLGARI- Qeveria bullgare mori zyrtarisht detyrën pas ceremonisë së betimit që u mbajt në parlament. Në parlament u mbajt seancë e jashtëzakonshme për ceremoninë e betimit të anëtarëve të qeverisë së përkohshme të formuar nga kryeministri, Dimitar Glavchev. Anëtarët e qeverisë së përbërë nga një kryeministër dhe 19 ministra u betuan një nga një.

Detyra kryesore e qeverisë do të jetë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme të Asamblesë Kombëtare Bullgare dhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian (PA) të cilat do të mbahen njëkohësisht më 9 qershor. Pas ceremonisë ku mori pjesë edhe presidenti Rumen Radev, u dëgjua himni kombëtar dhe himni i Bashkimit Evropian (BE).

Deputetët e partisë Vazrazhdane (Partia e Rilindjes) e cila është pro ruse dhe anti NATO dhe anti BE, u ulën në vendet e tyre në shenjë proteste gjatë himnit të BE-së. Për shkak të paqëndrueshmërisë politike që vazhdon në vend, qeveria e kryeministrit Glavchev do të jetë qeveria e shtatë që do të marrë detyrën në Bullgari në tre vitet e fundit.

dimitar glavchev

Sondazh

Poll