Bota

E rëndë në Itali/ Shpërthen hidrocentrali, katër të vdekur dhe tre të zhdukur (VIDEO)

Zëdhënësi i kompanisë “Enel Green Power” ka bërë të ditur se ka rënë zjarr në transformator dhe ka treguar se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për evakuimin dhe mbrojtjen e stafit. Termocentrali është në pronësi të gjigantit italian të energjisë Enel. Shpërthimi ndodhi në hidrocentralin në digën e Suvijanës, rreth 70 kilometra në jugperëndim të Bolonjës.

9 Prill 2024, 21:12 Nga E. D
 
E rëndë në Itali/ Shpërthen hidrocentrali, katër
Foto Ilustruese

ITALI- Katër persona humbën jetën, pesë u plagosën rëndë dhe tre rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në një hidrocentral në liqenin artificial të Suvianës në Itali. Shpërthimi ndodhi në hidrocentralin në digën e Suvijanës, rreth 70 kilometra në jugperëndim të Bolonjës. Kryetari i qytetit të Camunjana, Marco Masinara, tha se shpërthimi ndodhi nëntë nivele nën tokë gjatë punës në turbinat.

Ai tregoi se kishte vështirësi në arritjen e viktimave. Njësia zjarrfikëse po tenton të afrohet në vendin e ngjarjes, por po has në vështirësi. Zëdhënësi i kompanisë Enel Green Power ka bërë të ditur se ka rënë zjarr në transformator dhe ka treguar se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për evakuimin dhe mbrojtjen e stafit. Termocentrali është në pronësi të gjigantit italian të energjisë Enel. Liqeni Suviana është një liqen artificial i vendosur në vargun malor Apenin pranë Bolonjës. Liqeni u formua pas ndërtimit të një dige në vitin 1932.

itali

Sondazh

Poll