Bota

Brazili heton Elon Musk për ndikim të paligjshëm në opinionin publik përmes X, Musk ndaj gjyqtarit: Turp për të

Kjo, pikërisht, i ka kushtuar një hetim nga Brazili, i cili e akuzon atë për abuzim me pushtetin e tij ekonomik.

8 Prill 2024, 18:22 Nga S.B
Brazili heton Elon Musk për ndikim të paligjshëm në
Elon Muzk

BRAZIL- Themeluesi i X Elon Musk, është mbrojtës i vendosur i lirisë së shprehjes në rrjetin social, ku zhvillohen edhe fushata të të gjitha llojeve. Kjo, pikërisht, i ka kushtuar një hetim nga Brazili, i cili e akuzon atë për abuzim me pushtetin e tij ekonomik.

Për Gjykatën e Lartë braziliane, Musk duhet të dijë se rrjetet sociale nuk janë një tokë e paligjshme dhe se, për rrjedhojë, ai duhet të jetë në përputhje me disa rregulla. Sipas autoriteteve gjyqësore të vendit të Amerikës së Jugut, pronari i X po vepron për të ndikuar ilegalisht në opinionin publik, duke e akuzuar atë për pengim të drejtësisë dhe nxitje urrejtjeje.

E gjithë kjo del në dritë pikërisht teksa Musk kishte postuar një sërë mesazhesh në profilin e tij zyrtar, disa prej tyre kundër Alexandre de Moraes, gjyqtar i Gjykatës së Lartë braziliane.

"Së shpejti, X do të publikojë gjithçka që kërkohet nga Alexandre dhe se si ato kërkesa shkelin ligjin brazilian. Ky gjyqtar ka tradhtuar në mënyrë flagrante dhe në mënyrë të përsëritur Kushtetutën dhe popullin e Brazilit. Ai duhet të japë dorëheqjen ose të shkarkohet. Turp për të", ishte një nga komentet e lartpërmendura.

Pas ankesave të Gjykatës së Lartë, Musk bëri të ditur se ishte detyruar të bllokonte disa llogari të njohura braziliane me urdhër të gjykatës, por duke mohuar të dinte arsyet dhe publikimet që "gjoja shkelin ligjin".

"Na ndalohet të themi se cila gjykatë apo gjykatës e ka lëshuar urdhrin, as për çfarë arsyeje. Na ndalohet të themi se cilat llogari janë prekur. Ne jemi të kërcënuar me gjoba ditore nëse nuk respektojmë” tha Musk, i cili mbrojti lirinë e popullit brazilian.

elon musk brazil

Sondazh

Poll