Art&Argëtim

Selena Gomez risjell motivet vintage, shkëlqen në promovimin e produktit të ri kozmetik (FOTO)

Ajo e kombinoi fustanin me një pallto rozë të lehtë dhe një palë taka me majë nga Versace.

8 Prill 2024, 11:31 Nga S.B
Selena Gomez risjell motivet vintage, shkëlqen në promovimin e
Selena Gomez

SHBA- Këngëtarja e njohur Selena Gomez ishte në New York për prezantimin e një produkti të ri kozmetik dhe bëri një paraqitje me ndikime vintage, si në veshje, flokë dhe në pjesën tjetër të stilimit. Aktorja dhe sipërmarrësja 32-vjeçare kishte veshur një fustan këmishë në ngjyrë rozë, me një rrip të hollë pëlhure në bel dhe një jakë trekëndore.

Ajo e kombinoi fustanin me një pallto rozë të lehtë dhe një palë taka me majë nga Versace. Pamja e saj e viteve 60 u kompletua me një nga modelet më karakteristike të flokëve të asaj epoke.

Selena Gomez risjell motivet vintage, shkëlqen në promovimin e
Selena Gomez

Flokët i kishte voluminoze në pjesën e sipërme të kokës dhe baluket përpara fytyrës i ishin ngjitur anash, duke dhënë efektin e vendosjes së një rripi koke. Ky model flokësh është ideal për baluke të gjata dhe nxjerr në pah flokët e drejtë.

Shfletoni galerinë për më shumë foto.

selena gomez new york rare beauty

Sondazh

Poll