Bota

Vdekja e 7 ushtarëve në Damask, Irani: Asnjë ambasadë izraelite nuk është më e sigurt

Teherani është zotuar se do t'i përgjigjet shkatërrimit të hënën e kaluar nga sulmet ajrore i cili vrau shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë dy të rangut të lartë. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut numri i përgjithshëm i të vdekurve nga bastisja ishte 16.

7 Prill 2024, 13:45 Nga N.F
Vdekja e 7 ushtarëve në Damask, Irani: Asnjë ambasadë
Foto ilustruese

IRAN- Një këshilltar ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi sot se asnjë ambasadë izraelite nuk është e sigurt pas vdekjes së shtatë ushtarëve iranianë në një ndërtesë diplomatike iraniane në Damask.

"Asnjë ambasadë izraelite nuk është më e sigurt," tha gjenerali i Gardës Revolucionare Yahya Rahim Safavi.


Teherani është zotuar se do t'i përgjigjet shkatërrimit të hënën e kaluar nga sulmet ajrore i cili vrau shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë dy të rangut të lartë. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut numri i përgjithshëm i të vdekurve nga bastisja ishte 16.

Safavi nënvizoi se Teherani e konsideron konfliktin me Izraelin si një të drejtë të vlefshme dhe legjitime. Ai më tej pohoi se, për shkak të kërcënimeve iraniane, Izraeli mbylli deri dje 27 ambasada nga frika, përfshirë ato në Jordani, Egjipt , Bahrein dhe Turqi.

 

iran sulm ambasada

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2024, 12:19 E. D

Lufta në Gazë hyn në muajin e shtatë

foto ilustruese GAZA- Ka hyrë në muajin e shtatë lufta mes Izraelit dhe Hamasit - grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE - e cila...