Bota

Protestat antiqeveritare në Izrael/ Makina përplaset me turmën, tre persona përfundojnë në spital

Qytetarët e lënduar janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë liruar nga spitali, me përjashtim të një personi i cili  ende ndodhet në mbikëqyrjen e doktorëve. 

7 Prill 2024, 12:16 Nga r.ll
Protestat antiqeveritare në Izrael/ Makina përplaset me turmën,
pamje nga protesta

IZRAEL- Tre persona u plagosën kur një makinë u përplas me një turmë protestuesish antiqeveritarë që bllokuan një rrugë në Tel Aviv mbrëmjen e djeshme. 

“Një shofer makine goditi tre civilë gjatë vozitjes dhe vazhdoi të voziste derisa u ndalua nga policia”, tha një zëdhënës i policisë.

Një video nga incidenti tregon shoferin dhe tre pasagjerët duke lëvizur ngadalë nëpër turmën e protestuesve që brohorasin kundër qeverisë. Në një moment shoferi zbriti nga makina por u ndalua nga një oficer policie. Makina më pas rrit shpejtësinë dhe përplasi njerëzit. 

Qytetarët e lënduar janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë liruar nga spitali, me përjashtim të një personi i cili  ende ndodhet në mbikëqyrjen e doktorëve. 

Policia arrestoi shoferin, ndërsa avokati i shoferit, Roey Keren, i cili tha se incidenti nuk ishte i qëllimshëm. “Kjo nuk është një përplasje e qëllimshme dhe duket se një mosfunksionim mekanik ka bërë që automjeti elektrik të përshpejtojë pa mundur ta ndalojë menjëherë shoferin, ndërkohë që ka bërë të pamundurën për të shmangur përplasjen e protestuesve”, tha ai.

protesta ne izrael

Sondazh

Poll