Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagoset i moshuari

Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qenë një çift të moshuarish, ku nga flakët e gazit ka marrë lëndime Shtjefen Tushi rreth 70 vjeç. 

5 Prill 2024, 19:36 Nga h.k
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë,
Foto ilustruese

LEZHË-Një bombol gazi ka shpërthyer këtë pasdite në katin e tretë të një pallati në Lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. 

Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qenë një çift të moshuarish, ku nga flakët e gazit ka marrë lëndime Shtjefen Tushi rreth 70 vjeç. 

I moshuari ka qenë duke bërë kafen në momentin e shpërthimit. Nga burimet bëhet me dije se i moshuari ka marrë lëndime në duar në përpjekje për të fikur zjarrin ne banese. 

Tushi u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës. Falë ndërhyrjes se menjëhershme të zjarrfikësve u bë i mundur neutralizimi i flakëve të zjarrit. 

 

bombol gazi

Sondazh

Poll